HIDRO-FIX

Përzierje dy-komponentëshe për punimin e hidroizolimit elastic me bazë polimerike të çimentos

HIDRO FIX aplikohet për hidroizolim të objekteve të ekspozuara në presion pozitiv dhe negativ hidrostatik si: pishina, sipërfaqe të mureve, shahta (Puseta betoni, nyje sanitare, elemente të groposura të betonit dhe vende të ngjashme). Vetitë: Mbyll mikro plasaritjet, ekonomik, jo-toksik. Mundëson ngjitjen e drejtëpërdrejtë të pllakave të qeramikës. Rezistent ndaj baktereve, ngjitje e përkryer për beton, suva çimentoje ose gips-karton pllakave. Vendoset në sipërfaqe të lagësht. Përgatitja: Komponentit (A) në formë pluhuri me përzierje të vazhdueshme i shtohet komponenti (B) në formë të lëngshme. Përzihet deri në përzierjen e plotë. Raporti i përzierjes së komponentëve A : B = 1 : 1

· Shpenzimi: Për dy shtresa / 1,2-1,4 kg/m2
· Shpenzimi: Për tre shtresa / 1,8-2,0 kg/m²
· Paketimi: 5 + 5 kg në kofe plastike
· Temperatura e Aplikimit: +5°C – 25°C
· Magazinimi: Në vend të thatë pa lagështi
· Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj
· Para përdorimit duhet të lexoni udhëzimet mbi
aplikimin / deklaratën e performancës së produktit

Më shumë rreth fletave teknike dhe deklaratave të performancës:

Në mënyrë që klientët tanë të marrin të gjitha informacionet e nevojshme,
Xfort u ofron fletat teknike, dhe deklaratat e performances vetëm me kërkesë përmes e-mailit.