fbpx

Kompania

E themeluar në vitin 2000, ndërmarrja prodhuese Xfort shpk është kompani tashmë me traditë në fushën e prodhimit të materialeve të ndërtimit. Produktet tona shquhen për sigurinë, kualitetin dhe lehtësinë në përdorim. Të gjitha produket janë të çertifikuara sipas: CE, ISO TÜV Nord: 9001:2008 si dhe standarteve Europiane DIN-EN 13 300, EN 998, EN 12004…

Cilësia dhe ruajtja e vlerave:

Duke u rritur me ritëm të shpejtë Xfort është shëndrruar në partner të qëndrueshëm në zhvillim dhe ndërtim duke e përmbushur tregun e ndërtimit me produkte natyrore, të cilat përdoren lehtësisht si dhe ruajnë vlerat për kohë të gjatë, duke qenë ekonomik dhe miqësor me mjedisin. Gjithmonë në mbështetje të sistemit natyror, dhe duke ofruar produkte me cilësi të lartë të cilat janë miqësore me Eko-Sistemin.

Zhvillimi i kompanisë:

Bashkpunimi i ngushtë dhe përgjegjësia para klientëve tanë ka bërë që Xfort të reflekton dhe zhvillohet edhe më tej në përmbushjen e tregut me produkte të reja, të cilat me domosdoshmëri arrijnë të jenë në hap me kërkesat e adresuara në drejtimin tonë.

Vizioni dhe objektivat:

Xfort është kompani e orientuar në përdorimin e lëndëve dhe energjive jo të dëmshme për ambientin, në këtë mënyrë përmbushen objektivat për të krijuar produkte që janë në përputhshmëri me Eko-sistemin, si dhe duke synuar përdorimin e teknologjive sa më miqësore me mjedisin jetësor.

CEO
Sali SELMANI