Akryl Lidhës – PUTZGRUND

Lyerje bazike për siperfaqe të brendshme dhe të jashtme para aplikimit të lyerjeve përfundimtare

Akryl Lidhës është produkt bazë që aplikohet në sipërfaqe të lëmuara brenda dhe jashtë,para aplikimit të shtresave përfundimtare. Aplikohet mbi sipërfaqe të ndryshme (gurë natyral dhe sintetik, sipërfaqe muri, tjegulla, beton etj.) Akryl Lidhës përdoret për mbrojtjen kundër lagështisë si dhe izolimin e fugave të vjetra në ndërtesa. Akryl Lidhës lejon kalimin e avujve dhe ndihmon ajrosjen e strukturave të lyera me të, në këtë mënyrë nuk ndikon në ngjyrën dhe përfundimin e punës në sipërfaqe. Nuk lejon formimin e ngricave duke parandaluar thithjen e ujit, shiut ose pluhurit. Akryl Lidhës  shërben si urë – lidhëse para fillimit të punimeve me llaç dekorativ mineral ose dekorativ akrilik, ka funksion thelbësor në lidhjen dhe jetëgjatësinë e produktit përfundimtar të aplikuar.

· Konsumi: 250 gr / m2
· Sasia e ujit që i shtohet : 5 – 10%
· Përdorimi: Brenda 2 orësh
· Paketimi: 3, 5, 10, 15, 20kg në kofe plastike
· Temperatura e aplikimit: +5°C – 25°C
· Magazinimi: Në vend të thatë pa lagështi
· Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj
· Para përdorimit duhet të lexoni udhëzimet mbi
aplikimin / deklaratën e performancës së produktit

 

Më shumë rreth fletave teknike dhe deklaratave të performancës:

Në mënyrë që klientët tanë të marrin të gjitha informacionet e nevojshme,
Xfort u ofron fletat teknike, dhe deklaratat e performances vetëm me kërkesë përmes e-mailit.