FORTFIX GLÄTTPUTZ

Masë rrafshuese për mure dhe tavane

Masë rrafshuese (Glet masë) me bazë çimentoje të bardhë, për rrafshim të mureve të brendshëm dhe tavaneve, paraprakisht të suvatuara me llaç themelor (çimento, gips, gëlqere), si dhe pllaka nga gips-kartoni. Përmbajtja: Bazë çimento të bardhë, Gëlqere dhe shtresa që rrisin cilësinë e përpunimit. Përdorimi: Baza ku aplikohet masa rrafshuese FORTFIX GLÄTTPUTZ duhet të jetë e thatë, e pastër nga pluhuri dhe mbeturinat. Lagështia e bazamentit duhet të jetë nën 2.5%, Aplikimi: Një thes FORTFIX GLÄTTPUTZ përzihet me 7-8L ujë të pastër. Materiali duhet të jetë pa kokërriza dhe aplikohet me rrafshuese metali. Kohëzgjatja e përpunimit është 50-60 min. FORTFIX GLÄTTPUTZ nuk duhet të përzihet me material tjera. Paisjet dhe veglat e punës duhet të pastrohen menjëherë pas aplikimit të produktit. Temperatura e aplikimit: +5°C – 25°C. Magazinimi: Në vend të thatë pa lagështi, të mbrohet nga rrezet direkte të diellit. Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj nga data e prodhimit. Para përdorimit lexoni udhëzimet dhe deklaratën e performances së produktit.

· Konsumi: 1kg – 2kg/m²
· Përdorimi: Brenda 3 orësh
· Paketimi: 25 kg në thes letre
· Temperatura e aplikimit: +5°C – 25°C
· Magazinimi: Në vend të thatë pa lagështi
· Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj
· Para përdorimit duhet të lexoni udhëzimet mbi
aplikimin / deklaratën e performancës së produktit

Më shumë rreth fletave teknike dhe deklaratave të performancës:

Në mënyrë që klientët tanë të marrin të gjitha informacionet e nevojshme,
Xfort u ofron fletat teknike, dhe deklaratat e performances vetëm me kërkesë përmes e-mailit.