FORTPLAST BUNTSTEINPUTZ

Fasadë mermeri shumëngjyrëshe – Buntsteinputz

FORTPLAST BUNTSTEINPUTZ është fasadë shumëngjyrëshe e prodhuar nga gurë të përzgjedhur natyral shumëngjyrëshe për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Buntsteinputz ka fortësi dhe jodepërtueshmëri të lartë ndaj ujit si dhe është e qëndrueshme ndaj ndikimeve atmosferike. Granulimi (madhësia e kokrrizave: 1.5 mm). Buntsteinputz aplikohet me mistri çeliku nga poshtë lart në trashësinë 2-2,5mm. Shtresa e aplikuar duhet niveluar mirë në mënyrë që të eliminohen boshllëqet e dukshme midis kokrrizave të mermerit.

· Konsumi: 5 – 6 kg m2
· Përdorimi: Brenda 2 orësh nga hapja
· Paketimi: 20kg në kofe plastike
· Temperatura e aplikimit: +5°C – 25°C
· Magazinimi: Në vend të thatë pa lagështi
· Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj
· Para përdorimit duhet të lexoni udhëzimet mbi
aplikimin / deklaratën e performancës së produktit

Më shumë rreth fletave teknike dhe deklaratave të performancës:

Në mënyrë që klientët tanë të marrin të gjitha informacionet e nevojshme,
Xfort u ofron fletat teknike, dhe deklaratat e performances vetëm me kërkesë përmes e-mailit.