FORTFIX EPS Weiss

Ngjitës i bardhë për pllaka të stiroporit, ngjitës ndërtimtarie si dhe material rrafshues

FORTFIX EPS WEISS është ngjitës me ngjitshmëri të lartë, duke ofruar fleksibilitet dhe rezistencë ndaj lagështisë në sistemin e fasadimeve izoluese. Përdoret për ngjitjen e pllakave për izolim, sistemin e fasadave termo izoluese dhe në lëmimin e sipërfaqeve të betonit, pllaka guri, qeramike dhe graniti si dhe në shtruarjen e rrjetës armiruese dhe lyerje para saj. Përpunimi: Një thes FORTFIX EPS WEISS ( i bardhë) përzihet me rreth 11 litra ujë të pastër, përzierja duhet të bëhet në mënyrë të njëtrajtshme me makineri të përshtatshme. Pasi të qëndrojë 10 min. përzihet përsëri dhe mund të aplikohet. Kur përdoret si ngjitës në sipërfaqe të plotë ose shiritore me mistri vendoset në pllakën termike dhe pastaj ngjitet në sipërfaqen e murit. Me rrafshimin përfundimtar shtrohet rrjeta. Kur përdoret si ngjitës pllakash tërhiqet me mistri dhëmbëzore.

· Konsumi: Prej 3 – 5kg/m²
· Përdorimi: Brenda 2 orësh
· Paketimi: 25 kg në thes letre
· Temperatura e aplikimit: +5°C – 25°C
· Magazinimi: Në vend të thatë pa lagështi
· Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj
· Para përdorimit duhet të lexoni udhëzimet mbi
aplikimin / deklaratën e performancës së produktit

Më shumë rreth fletave teknike dhe deklaratave të performancës:

Në mënyrë që klientët tanë të marrin të gjitha informacionet e nevojshme,
Xfort u ofron fletat teknike, dhe deklaratat e performances vetëm me kërkesë përmes e-mailit.