FORTFIX FUGENFÜLLER – CG 2 WA

Masë e gatshme për fugim shumë fleksibile

FORTFIX Fugenfüller CG2 WA është masë fleksibile e gatshme për përdorim për fugimin e pllakave të qeramikës, granitit, mermerit, porcelanit, gurëve, mozaikut dhe punimeve të qelqit. FORTFIX Fugenfüller CG2 WA mund të përdoret në sipërfaqe të ambienteveku jetojmë si: banjo, korridore, terracë, ballkone, ambiente pune, hapësira publike, mbi dysheme me sistem të ngrohjes etj. FORTFIX Fugenfüller CG2 WA aplikohet në hapësira të jashtme dhe të brendshme, për mure dhe dysheme. Material gjithë përfshirë, i qëndrueshëm ndaj ngricave dhe abrazionit, nuk lejon depërtimin e lagështisë dhe ndotjes. Rekomandohet që gjerësia e fugës të mos jetë më e madhe se 8 mm. Materiali përdoret vetëm pasi ngjitësi i pllakave të qeramikës FORTFIX NPX C1 ose FORTFIX NPS C2E të jetë tharë mirë, që të mos ndikojë në ndryshimin e ngjyrës së masës për fugim. FORTFIX Fugenfüller është i standardizuar në klasën CG 2 WA, sipas normës EN 13888.

· Koha e punimit në enë: Deri 4 orë pas përzierjes
· Koha e hapur për punë: Deri 25 minuta
· Temperaturat për punim: +5°C – +30°C
· Norma: CG2 WA, bazuar në EN 13888
· Ecja mbi pllaka: Pas 8 orësh
· Përzierja me ujë afërs. 4 min, me rreth 0.53l / 2kg
· Konsumi: Prej 0.5 – 1.0kg/m²
· Paketimi: 2,5kg në kofe plastike
· Temperatura e aplikimit: +5°C – 30°C
· Ngjyra e materialit: E bardhë dhe e hirtë
· Magazinimi: Në vend të thatë pa lagështi
· Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj
· Para përdorimit duhet të lexoni udhëzimet mbi
aplikimin / deklaratën e performancës së produktit

Më shumë rreth fletave teknike dhe deklaratave të performancës:

Në mënyrë që klientët tanë të marrin të gjitha informacionet e nevojshme,
Xfort u ofron fletat teknike, dhe deklaratat e performances vetëm me kërkesë përmes e-mailit.