FORTFIX Reibeputz Sil
Fasadë organike me bazë silikoni
Fortfix Sil Reibeputz është fasadë dekorative me bazë silikoni e cilësisë së lartë, në formë paste, me depërtueshmëri të mirë të avullit, me përpunueshmëri dhe jodepërtueshmëri të ujit të shkëlqyer dhe me qëndrueshmëri ndaj rrezatimit UV dhe ndikimeve atmosferike. Fortfix Sil Reibeputz është fasadë e gatshme për përdorim me strukturë.
PËGATITJA DHE VENDOSJA
Sipërfaqja në të cilën vendoset Fortfix Sil Reibeputz duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer me bazën me Putzgrund. Fortfix Sil Reibeputz para përdorimit të përzihet dhe sipas nevojës të hollohet me një sasi të vogël uji deri 1 % ( 0,25 l ujë). Suvaja aplikohet me mistri çeliku me një trashësi sa kokrriza më e madhe. Në varësi të strukturës së dëshiruar, suvaja pastaj përpunohet me mistri plastike: struktura full – menjëherë pas aplikimit të strukturohet me lëvizje të rrumbullakëta; struktura rajb – pas aplikimit të përpunohet me lëvizje të rrumbullakëta deri sa të arrihet struktura e dëshiruar. Është e nevojshme që të punohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme të murit. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
VËREJTJE
Është e domosdoshme të bëhet barazimi i materialit që është i nevojshëm për një sipërfaqe fasade të vazhdueshme duke përzier përmbajtjen e disa kovave.
TEMPERATURA E PËRDORIMIT
Nga +5°C deri +30°C. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë. Fasada duhet mbrojtur në mënyrë adekuate me rrjeta. Lagështia e madhe dhe temperaturat e ulëta mund të zgjasin ndjeshëm kohën e tharjes së suvasë.
SHPENZIMI
Rreth 2.3-3.2 kg/m² në varësi të strukturës dhe granulimit.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
12 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.
PAKETIMI
25 kg
Më shumë rreth fletave teknike dhe deklaratave të performancës:
Në mënyrë që klientët tanë të marrin të gjitha informacionet e nevojshme,
Xfort u ofron fletat teknike, dhe deklaratat e performances vetëm me kërkesë përmes e-mailit.