FORTFIX CG – AUSSEN
Llaç themelor për përdorim të jashtëm
FORTFIX CG – Aussen aplikohet për lyerjen e jashtme të mureve me tulla dhe bllokave të ndryshëm. Aplikimi: Tek lyerja me dorë, një thesi FORTFIX CG – Aussen i shtohet 8-9l ujë. Masa duhet të përzihet mirë për rreth 2 minuta, pastaj me mistri hidhet në murin përkatës, ndërsa tek lyerja me makinë përdoret makina me pompë kërmillore. Baza ku vendoset FORTFIX CG – Aussen, duhet të duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e pa pluhur.
· Konsumi: Për 1m2 / 16 – 18kg llaç
· Përdorimi: Brenda 2 orësh
· Paketimi: 25 kg në thes letre
· Temperatura e aplikimit: +5°C – 30°C
· Magazinimi: Në vend të thatë pa lagështi
· Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj
· Para përdorimit duhet të lexoni udhëzimet mbi
aplikimin / deklaratën e performancës së produktit
Më shumë rreth fletave teknike dhe deklaratave të performancës:
Në mënyrë që klientët tanë të marrin të gjitha informacionet e nevojshme,
Xfort u ofron fletat teknike, dhe deklaratat e performances vetëm me kërkesë përmes e-mailit.